Në Prizren shfaqet filmi i metrazhit të gjatë “Lost lives”

27 korrik 2023 | 13:32

Nën organizim të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe “DokuFest”-it, në DokuKino u shfaq filmi i metrazhit të gjatë “Lost lives” (Jetët e humbura), i frymëzuar nga libri me të njëjtin emër, që premierën e kishte në vitin 2019, në 50-vjetorin e fillimit të konfliktit të armatosur në Irlandën e Veriut.

Pas filmit, në një panel për të diskutuar për këtë vepër artistike dokumentare, u tha se libri “Lost lives” është i vetmi që ka regjistruar të gjitha viktimat e kësaj tragjedie njerëzore, 3700 jetë të humbura, dhe shërben si një kujtesë e qëndrueshme se pse Irlanda e Veriut nuk duhet të kthehet më në konflikt në shkallë të gjerë.

“Falënderoj ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, për këtë iniciativë dhe për mundësinë që i dha publikut prizrenas të përjetoj një moment të jashtëzakonshëm përmes kësaj ngjarjeje kinematografike që trajton të shkuarën duke shikuar nga e ardhmja”, u shpreh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur presidencë…