Në Qendrën e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’ organizohet takim përkujtimor për artistin Blerim Peci

08 dhjetor 2022 | 10:33

Me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci, komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish të ndjerit organizojnë nesër takimin përkujtimor për të ndarë së bashku kujtime të bukura e të pashlyeshme për të.

Ky takim përkujtimor do të mbahet në Qendrën e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’ në orën 17:00.

“Jeni të mirëseardhur në këtë takim përkujtimor, i cili do të mbahet nesër me datë 09.12.2022, ditë e premtë, duke filluar nga ora 17:00, në Qendrën e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica'”, ka njoftuar komuna e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Zymberi nga Peja, por me nënshtetësi norvegjeze ka ndërruar…