Në Rahovec fillon aksioni për heqjen e deponive ilegale

22 dhjetor 2023 | 11:32

Në Komunën e Rahovecit ka filluar aksioni për heqjen e deponive ilegale.

Sipas njoftimit për medie, aksioni do të vazhdojë derisa të eliminohen të gjitha deponitë ilegale në territorin e Komunës së Rahovecit duke falënderuar kompaninë Eae-Njaz për heqjen e dy deponive në mënyrë vullnetare.

“Ambientet dhe hapësirat e pastruara dhe ato që do të pastrohen, do të jenë të mbrojtura me ligj dhe do të ndëshkohet cilido qoftë që tani e tutje hedh mbeturina vend e pavend. Në pjesët ku janë duke u larguar deponitë ilegale, do të shtohet inspektimi nga Drejtoria e Inspekcionit dhe do të pasojnë dënime të rënda për të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende dhe hapësira të gjelbra”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka marrë pjesë në…