Në Rahovec përurohet qendra e dytë arsimore me bazë në shkollë

23 dhjetor 2022 | 12:57

Pas nënshkrimit të deklaratës së bashkëpunimit në mes të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe komunës së Rahovecit, sot në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gëzim Hamza-Piktori” solemnisht u hap Qendra Arsimore për Komunitete me bazë në shkollë.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se vlera totale e këtij projekti me bashkëfinancim ka shumën 20.357,00 euro, ndërsa kontributi i komunës së Rahovecit është në vlerë prej 6.740,00 euro.

Qendra Arsimore tashmë është pajisur me inventar dhe pajisje të tjera mbështetëse.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Portieri meksikan, Guillermo Ochoa ka nënshkruar me klubin e Serie…