Në Shalë të Bajgores do të mbahet panairi për promovimin e bukurive natyrore

04 nëntor 2020 | 14:42

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në takim përfaqësuesit nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, dega në Mitrovicë, Lulzim Sylejmani, Fatmir Riza, Abdullah Murati dhe Sabedin Salihu.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të njoftohej komuna lidhur me organizimin e panairit “Shala e Bajgores” me datë 18 nëntor, në ambientet e Shalës, nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Mitrovicë, me synim që të promovojnë rajonin e Shalës si zonë turistike, jo vetëm në Kosovë, por edhe për vizitorët e huaj që mund të vijnë këtu dhe të shijojnë bukuritë natyrore të këtij vendi”, është thënë në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast, nënkryetari Mujka, ka përgëzuar të pranishmit për këtë iniciativë, duke thënë se Rajoni i Shalës ofron mundësi të shumta, qoftë për turizëm, për blegtori, apo për zhvillim ekonomik, ku me investime të shumta që janë kryer dhe po vazhdojnë të realizohen në ato vende, po shndërrohet në një zonë tejet atraktive për ta vizituar jo vetëm qytetarët mitrovicas, por edhe  qytetarë nga vende tjera.

Në fund të takimit, përfaqësuesit në fjalë kanë kërkuar që gjatë mbajtjes së panairit të respektohen në përpikëri masat e reja të vendosura nga Qeveria më qëllim të mbrojtjes nga virusi Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës,…