Në Shqipëri 91 % e bizneseve paguajnë zero tatimfitim

24 shkurt 2021 | 17:55

Qeveria e Shqipërisë,  ka thelluar politikat mbështetëse me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave të biznesit dhe individëve, përmes lehtësimit të barrës fiskale.

Mbi 91 % e biznesit në të gjithë vendin, duke nisur viti 2021, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin, çka i jep mundësi atyre të riinvestojë këto të ardhura shtesë në zhvillimin e sipërmarrjes së atyre apo të shtojnë krahun e punës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka thënë se gjatë vitit 2021-të, 91% e bizneseve kanë paguar zero tatimfitimi.

“Vetëm 9% e bizneseve paguajnë tatim në masën 15 %, u shpreh Denaj.

Qeveria vendosi të zerojë tatimfitimin për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, me qëllim lehtësimin e barrës fiskale të biznesit, e cila konsiderohet më e ndjeshme ndaj situatës së vështirë financiare të krijuar nga Covid-19, shkruan “Atsh”.

Më tepër sesa për peshën e tyre në të ardhurat buxhetore, bizneset e vogla kanë rëndësi për nivelin e lartë të punësimit, pasi pjesa më e konsiderueshme e tyre janë të vetëpunësuar dhe biznese familjare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita pësoi humbje për herë të tretë nga Prishtina këtë…