Në Skenderaj konfiskohen produkte me afat të skaduar

06 shtator 2018 | 16:46

Inspektorët e Komunës së Skenderajt në kuadër të aktivitetit të tyre ditorë, kanë kryer një kontroll rutinë në dyqanet e fshatit Çirez, ku kanë hasur gjera ushqimore me afat të skaduar.

Pasi kanë verifikuar datën e skadencës, inspektorët kanë kryer konfiskimin e mallit, vlera e të cilit është rreth 110 euro, duke e dërguar në një vend të izoluar ku edhe kanë asgjësuar atë.

Siç ka njoftuar Komuna e Skenderajt, ndaj pronarit të dyqanit tek i cili janë gjetur artikuj me afat të skaduar, i është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Inspektorët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Skenderajt, ndërkaq, kanë shtuar aktivitetin e kontrollimit të dyqaneve, marketeve dhe bizneseve në përgjithësi, për të parandaluar rrezikun e qytetarëve.

Komuna e Skenderajt ka bërë apel te pronarët e dyqaneve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse qytetarëve u është kërkuar bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi me bashkëpunëtorë, ka…