Në Spanjë nga 2 maji lejohen stërvitjet për sportistët profesional

28 prill 2020 | 21:01

Sportistët profesionistë mund të rikthehen në stërvitje individuale nga data 2 maj.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një konferencë për shtyp, ku ka zbuluar masat e reja në betejën kundër COVID-19. “Sportistët profesionistë do të jenë në gjendje të stërviten individualisht nga 2 maji”, ka deklaruar Sanchez.

Ky lirim ka të bëjë vetëm me fazën e parë, dhe nuk dihet se çfarë do të përmbajë faza e dytë, ose edhe kur do të delet me masat e reja të fazës së dytë.La Liga, është në mesin e ligave të pezulluara nga koronavirusi, dhe tashmë po bëhen plane për vazhdimin e saj, për të përmbyllur këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmet, ka thënë…