Në Spanjë rikthehen masat e izolimit

05 korrik 2020 | 16:11

Qeveria në rajonin spanjoll të Katalonisë janë rivendosur kontrollet kundër koronavirusit, në një zonë të banuar prej 210,000 personash, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Presidenti i këtij rajoni, Quim Torra ka thënë se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria, një zonë bujqësore në perëndim të Barcelonës, që përfshin edhe qytetin Lledia. “Ne po ndërmarrim këto hapa për të mbrojtur veten dhe për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit”, ka deklaruar Torra.

Masat e izolimit nisin pasditen e së shtunës. Po ashtu, qytetarët që nuk jetojnë në këtë zonë, do të lejohen që të largohen.

Në Spanjë është raportuar për 400 infektime të reja dhe dy viktima nga sëmundja Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Vetëm në qytetin Lledia, janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus.

Për zbatimin e këtyre masave izoluese, policia do të përkujdeset. Në këtë zonë, po ashtu është ndaluar tubimi i më shumë se dhjetë personave.

Në përgjithësi, Spanja ka shënuar 28,385 vdekje nga koronavirusi.

Ky shtet ka rihapur kufijtë e tij me vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të ringjallë turizmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka thënë Robert Lewandowski…