Në spitalet e Kosovës po trajtohen 277 pacientë me Covid-19

06 shtator 2020 | 15:42

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar të dielën se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht në trajtim janë 375 pacientë.

Prej tyre, 277 janë të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen Covid-19. Në raportin ditor të ShSKUK-së është thënë se 6 pacientë janë në respiratorë, 20 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 260 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç pandemisë me Covid-19, Kosova është duke u ballafaquar edhe…