Në spitalin e Gjilanit për dy muaj morën trajtim 104 pacientë me probleme pulmonare

31 mars 2023 | 12:00

Reparti i Pulmologjisë në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ofron shërbime në kushte moderne, pas rinovimit të bërë muaj më parë.

Në këtë repart, në dy muajt e parë të këtij viti janë trajtuar 104 pacientë me probleme pulmonare.

Trajtimin e këtyre pacientëve e kanë bërë katër mjekë specialistë së bashku me tetë infermiere të këtij reparti. Sipas raportit të punës gjatë vitit 2022, gjithsej janë trajtuar 380 pacientë.

Brenda jave në këtë repart trajtohen 14 pacientë, kurse brenda muajit deri në 55 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leo Messi është i pavendosur në lidhje me të ardhmen.…