Barça me çdo kusht e dëshiron rikthimin e Messit  

31 mars 2023 | 11:54

Leo Messi është i pavendosur në lidhje me të ardhmen. Triumfi në Botëror ka bërë që “pleshti” të reflektojë jo pak në lidhje me karrierën në rang klubesh. Barcelona po bën gjithçka për të rikthyer Messin në “Camp Nou”, por kjo mund të realizohet vetëm nëse argjentinasi vjen falas.

Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit bluagrana po lëvizin në shumë fronte për të realizuar këtë ëndërr të tifozëve.

Në të njëjtën kohë, as PSG-ja nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë, sheikët po bëjnë gjithçka për të bindur Messin që të rinovojë kontratën, aktualja përfundon në fund të këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makina e drejtuar nga personazhi i luajtur nga aktori i…