Në Spitalin e Pejës 64 pacientë me koronavirus, 11 në gjendje të rëndë

30 dhjetor 2020 | 08:44

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me koronavirus. Pesë prej tyre janë në respirator, 48 në oksigjenoterapi, kurse 11 në gjendje të rëndë.

Ky spital ka njoftuar se gjashtë pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

64 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në respirator (CPAP), 48 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Dy lindje kanë qenë gjatë ditës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur dy foshnja, të dyja të gjinisë femërore.

203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 071 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina e zhvilluar nga kompania “AstraZeneca” në bashkëpunim me shkencëtarët…