Në Spitalin e Pejës shtatë pacientë me Covid në gjendje të rëndë

28 tetor 2020 | 08:56

22 pacientë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 17 nga ta janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi, ndërsa shtatë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“1 pacient është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta shtatë pacientë janë në gjendje më të rëndë”, jep njoftimin spitali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar…