Në spitalin rajonal të Pejës vdes një i burgosur

14 qershor 2019 | 14:04

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të premten në spitalin rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  I. A, i lindur në vitin 1992.

I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar të premten me urgjencë  në spitalin rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka uruar presidentit të…