Në Tiranë mbahet konferenca “Auditues të përgatitur për të ardhmen”, pjesë e saj edhe ZKA-ja

12 qershor 2026 | 11:52

Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Albana Sahiti dhe Drilon Osmani më 9 dhe 10 qershor 2026 morën pjesë në Konferencën VII Young EUROSAI (YES Conference), organizuar në Tiranë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shqipërisë.

Konferenca me temën “Auditues të përgatitur për të ardhmen: Nxitës të ndryshimit në një botë të qëndrueshme dhe digjitale”, mblodhi mbi 65 auditorë të rinj nga 32 Institucione Supreme të Auditimit të vendeve anëtare të EUROSAI-t.

Përfaqësuesit e ZKA-së përmes prezantimit shpalosën përvojën e ZKA-së në përshtatjen me zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimin si dhe angazhimin e saj për zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe përdorimin e teknologjisë në funksion të rritjes së cilësisë dhe ndikimit të

auditimit publik.
Pjesëmarrësit shkëmbyen praktikat më të mira në fushën e auditimit publik si dhe trajtuan tema që lidhen me transformimin digjital, përdorimin e teknologjive të reja në auditim, inteligjencën artificiale, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe qëndrueshmërinë institucionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori portugez, Bernardo Silva thuhet se është afër të kompletojë…