Në UShAF u bë zyrtarizimi i Kllasterit të Industrisë së Drurit

17 prill 2019 | 16:48

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të mërkurën u bë zyrtarizimi i Kllasterit të Industrisë së Drurit, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga UShAF, përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, drejtori ekzekutiv i Kllasterit dhe përfaqësues të bizneseve të përpunimit të drurit, të cilat janë anëtare të Kllasterit.

Rektori i UShAF, prof. dr. Agron Bajraktari hapi takimin duke i përshëndetur pjesëmarrësit dhe u shpreh shumë i lumtur që Universiteti që përfaqëson ai është pjesë e këtij Kllasteri.

Po ashtu, tha se Universiteti do të jetë gjithmonë mbështetës i Kllasterit për gjithçka që i duhet për funksionim më të mirë, si dhe përmendi faktin që UShAF është gjithmonë shërbim i bizneseve dhe iu përgjigjet kërkesave të tyre, sepse sipas tij ata dinë më së miri se në çfarë lëmie ka nevojë Kosova që ne si Universitet të nxjerrim profesionistë.

“Përmes Kllasterit do të kemi mundësi më mirë të punojmë dhe të bashkëpunojmë me prodhuesit dhe përpunuesit e industrisë së drurit, të cilët janë shumë të lidhur me ne dhe gjithë ajo punë të cilën ne e bëjmë vazhdimisht, do ta kemi më lehtë ta bëjmë me Kllasterin. U pa një vullnet i mirë dhe një frymë e mirë e këtyre anëtarëve të Kllasterit, për të bashkëpunuar në forma të ndryshme”, ka thënë rektori Bajraktari.

Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të themelimit të Kllasterit, të pranishmit vizituan Laboratorin e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit të UShAF dhe u shprehën mjaftë të entuziazmuar me atë çfarë panë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se blloku…