NË VITIN 1991 NË PRISHTINË, FJALIM LAMTUMIRËS NË NDERIM TË FEHMI ADEMIT I VRARË NGA FORCAT SERBE

09 korrik 2020 | 11:08

Ismet Sylejmani

Foto më 2 Qershor 1991, në varrezat e kryeqytetit të Kosovës në Prishtinë!

Në fjalimin tim lamtumirës të mbajtur në emër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës – LPRK, në nderim të Fehmi Ademit, të vrarë nga forcat policore serbe, te kroi i mbretit në Koroticë të Drenasit!

Foto është marrë nga video e cila publikohet për herë të parë, pas 29 viteve, sot më 8 Korrik 2020!

Varrimi i shqiptarit Fehmi Ademi, ishte një nga varrimet më të mëdha që janë mbajtur në Kosovë në ato vite!

Në daljen time në podium të tribunës së improvizuar, jamë thirrur nga konferensieri me emrin Hysen Ramadani, pseudonim të cilin e kam mbajtur gjatë veprimtarise ilegale në Komitetin Drejtues, kurse syzet në shenjë kamuflimi i kam pasur te shokut e bashkëveprimtarit, anëtarit të Komitet Drejtues e Sekretarit Politik të LPRK-së, Heroit të Kosovës Xhavit Haziri!

Një pamje të shkurtër të videos së varrimit, nga ku e kam nxjerrë këtë foto, ma ka derguar në fb, djali i Fehmi Ademit, i nderuari Gani Ademi!

Diten kur e kam takuar Ganiun, Ai më ka thënë se në varrim të Babait të Tij, kanë qenë mbi 60.000 pjesmarrës!

Ai varrim ishte nderim i madh popullor për Fehmi Ademin, të vrarë nga policia pushtuese serbe!

LPRK kishte bërë thirrje për pjesmarrje në varrim!

Pjesa dërmuese e udhëheqjës së lartë të LPRK-së ka marrë pjesë në varrim.

Nga udhëheja e lartë pra nga Komiteti Drejtues i LPRK-së, në varrim kanë marrë pjesë: Baca Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi dhe une Ismet Sylejmani.
Kishte pjesmarrës edhe shumë drejtues të Këshilla Popullore të Rretheve të Kosovës!

Lavdi e përjetshme Fehmi Ademit!
Lavdi te rëneve për liri!

Me 8 Korrik 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare…