Në vjeshtë nis pastrimi i mjedisit në Kosovë

30 maj 2018 | 11:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është i kënaqur me gjendjen e mjedisit në vend, ndonëse kanë marrë veprime.

Haradinaj ka thënë se është koha e fundit që të kuptohet rëndësia e mjedisit për jetën.

“Një punë që dua ta them sot dhe shpresoj se edhe Albena Reshitaj do të me ndihmojë së bashku me BE-në, KFOR-in, FSK-në e Policinë e Kosovës, në vjeshtë ta bëjmë një pastrim gjeneral kudo nga mbeturinat që janë hedhur në këto 20 vite, dhe këto janë turpi i Kosovës”, ka thënë Haradinaj në konferencën e nivelit të lartë mbi zhvillimin e qëndrueshëm, pjesë e së cilës ishte edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Ndërsa, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka premtuar vazhdimin e përkrahjes për Kosovën edhe në fushën e mjedisit.

Në anën tjetër, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se kanë për synim përmirësimin e gjendjes në mjedis, fuqizimin e planifikimit hapësinor, rritjen e qasjes së banimit të përballueshëm dhe fuqizimin e inspektoratit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Programin për zbatimin e Marrëveshjes…