Në zgjedhjet në Serbi shqiptarët garojnë të ndarë, me dy lista

17 dhjetor 2023 | 08:12

Sot në Serbi do të mbahen dy palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme, lokale dhe parlamentare.

Të drejtë vote kanë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës.

Por, gara e liderëve politikë shqiptarë atje do të jetë e ndarë.

Ata do të garojnë me dy lista.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” nga Shqipërim Arifi.

Të drejtë vote në Serbi kanë mbi 6.5 milionë qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në autostradën…