Nën rrënoja prej më shumë se 100 orësh, turku reciton Kur’anin teksa shpëtohet

12 shkurt 2023 | 18:50

Një burrë i bllokuar nën rrënojat e tërmetit për më shumë se 100 orë në Turqi recitoi Kur’anin ndërsa shpëtimtarët po punonin për ta çliruar.

47-vjeçari Osman Firat recitoi dy ajetet e fundit të sures El-Bekare, kapitulli më i gjatë i librit islam.

Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 goditi rajonin duke vrarë më shumë se 33,000 njerëz në Turqi dhe Siri. Tani është konfirmuar se 29,605 njerëz kanë vdekur në Turqi. 3553 të tjerë janë vrarë në Siri. Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gurkan Ozturk 19 vjeç, u shpëtua nga një ndërtesë pesëkatëshe…