Nenad Rashiq flet për herë të parë në mbledhje të qeverisë: Jam këtu për të ndërtuar ura

13 dhjetor 2022 | 11:07

Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot ka qenë prezent për herë të parë në mbledhjen e qeverisë Kurti.

Ai fillimisht i ka falënderuar “kolegët për mirëpritjen”, derisa i ka “ftuar për durim”.

“Para një jave unë kam hyrë në qeveri. Unë do t’i lusja të gjithë që të kenë durim ndaj meje kur të kërkoj takime me të gjithë ju. Më vjen mirë dhe kam nderin, konsideroj që në thelb mund të bëjmë dallim nga ajo se çfarë është bërë deri tani. Në këto takime, i pari do të jetë ministri Murati. Jam këtu që të bëjmë ura. Nuk jam i ri në këtë punë, 17 vjet përvojë flasin diçka. Por çdo sfidë e re është shans i ri. Unë jam i gatshëm të ndihmojë dhe kontribuoj vetë personalisht”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Rashiqi është emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim, pasi paraardhësi i tij, Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje në shenjë revolte për vendimin e qeverisë për targat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me të dërguarin…