NËNË QË LINDI E RRITI BIJË TË MËDHENJ TË KOMBIT

17 korrik 2022 | 10:23

Ismet Sylejmani

Në varrim e në ngushëllime në nderim të Nënës Taibe Shala!

Populli shqiptar i Kosovës mburrje e krenari të madhe në faqet e lavdishme të tij e ka figurën e Nënës!

Aleati më i madh i popullit shqiptar për ta përballuar luftën shfarosëse të Serbisë pushtuese janë Nënat tona heroina, që lindën e rriten djem dhe vajza, të cilët u bënë mburoja të pakalueshme për pushtuesit, armiqt dhe tradhetarët e kombit!

Luftëtare tradicionale drenicake dhe e madhe ishte Nënë Taibja!

Nëna Taibe popullit shqiptar, Atdheut e Kombit tonë i dha shumë!

I dha gjak nga bijtë sajë, punë e djersë, buk e krip, trimëri e heroizëm të pashembullt të djemëve, nipave e të fisit të sajë!

Hisja e Nënë Taibes, në emblemën e UÇK-së është e madhe!

Heronjtë e Kombit Gjeneral Shaban Shala e Gjeneral Bedri Shala, ishin balli i nderit të krenarisë se Nënë Taibes!

Shtepia e Nënë Taibes, ishte baza e madhe liridashëse, ku projektohej e ardhmja e çlirimit të Atdheut!

Fole fatasash lirie ishte kulla e Veli Shalës në Gjergjicë të Drenicës!

Në atë kullë e në ato hapsira u hodhën bazat e fillimit të luftës së organizuar për çlirim e pavarësi nga Serbia pushtuese!

Udhëheqësi i Madh, Heroi i Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovci, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, veprimtari e luftëtari i madh kombëtar Xhevat Zekaj e shumë shokë e bashkëveprimtarë të lavdimadhit Shaban Shala, kanë skicuar pamjet e para të Atdheut të çliruar nga Serbia pushtuese!

Në shtepinë e Nënë Taibes, janë strehuar Koamndanti Legjendar Adem Jashari me vëllaun Komandant Hamëz Jasharin!
Opinioni i gjërë duhet ta dijë, se bazën e parë të madhe ushtarake çlirimtare Adem e Hamëz Jashari e kanë pasur ne Gjergjicë!

Pjesmarrja në varrim, e shkuarja për ngushëllime në nderim të Nenë Taibes është me e vogla që mund të bëhej!

Lavdi Nënë Taibes!

Prishtinë, 16 Korrik 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diel) pritet të zhvillohet finalja e madhe dhe…