Nënkryetari i komunës së Istogut, Ali Nimanaj, sheh nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet

20 janar 2023 | 20:54

Nënkryetari i komunës së Istogut, Ali Nimanaj, ka dalë në terren për të parë nga afër situatën në këtë komunë pas vërshimeve.

“Pas reshjeve të fundit të cilat përfshin mbarë vendin, edhe në shumë fshatra të Komunës së Istogut pati përmbytje dhe dëme materiale të konsiderueshme”, ka shkruar Nimanaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se janë duke përcjell nga afër dëmet që janë shkaktuar dhe do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët, “të cilët pa hezitim mund të na drejtohen për ndihmë nga çdo vend dhe në çdo kohë”.

“Komunës së Skenderajt, Mitrovicës dhe komunave tjera ku pati përmbytje në masë të madhe, uroj që t’i kalojnë sa më lehtë”, ka shkruar Nimanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot komunën e Skenderajt, pas…