Nënkryetari i Malishevës me bashkëpunëtor priti në takim përgëzues kampionet FC Malishevën

18 maj 2021 | 13:25

Pasi FC Malisheva në futboll arrit të bëhet kampion i Ligës së Parë, grupi A dhe hyrjes në Super Ligën e Futbollit të Kosovës, sot institucionet komunale nën patronatin e nënkryetarit të Komunës së Malishevës,  Hajdin Berisha, organizuan pritje përgëzuese për FC Malishevën.

Nënkryetari Berisha tha: ”Të jesh përball kampionëve, jesh para atyre që shkruajtën historinë, me punë, profesionalizëm, që nga udhëheqja, trajnerët dhe futbollistët si dhe mbështetësit financiarë të klubit, institucional e privat po ashtu edhe tifozëria më besnike  në Kosovë, tifozëria e FC Malishevës, lojtari i 12, Ju jeni krenaria e futbollit malishevas e të Kosovës, prandaj besoi në ju, që në një të ardhme të afërt me përkushtim e  punë të garoni për njërin nga vendet që të dërgon në garat evropiane të futbollit. FC Malisheva është një klub që për ne, përfaqëson një fanellë dhe një ngjyrë dhe kështu vlerësohen të gjithë pavarësisht nga cili rajon janë e vijnë lojtarët. Ju, sot jeni kampion, ju sot shkruat historinë, ju jeni brezi i art në futboll dhe ju përgëzoi, ju uroi për hyrje në Super Ligën e Futbollit të  Kosovës dhe  presim sukseset tuaj në të ardhmen si dhe mbështetja institucionale  nuk do të mungoi”, përfundoi Berisha.

Drejtori i DKRS-së Rexhep Mazreku para lojtarëve rikujtoi formimin e klubit dhe historinë e vështirë deri  sot, 20 vite përpjekje të futbollit malishevas nuk janë pak sot kur u shpallëm kampion dhe lexojmë të djeshmen jemi krenar me të gjithë ju, pra suksese, sukseseve  të FC Malishevës, ju bashkuan edhe Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina e të tjerë.

Kryetrajneri  i FC Malishevës, Arsim Thaçi në emër të klubit tha: ”Falënderoi, institucionet qeveritare të komunës, biznesmenët, mediat dhe të gjithë që ndihmuan  për sukseset e klubit  dhe kërkoi që  të punohet me intensitet të shtuar në infrastrukturën e stadiumit, pasi në këtë rang garash, kërkohen kushtet më specifike, por edhe bëri thirrje për mbështetje financiare nga të gjithë sportdashësit malishevas e më gjerë”. Debatik Sertolli, kapiteni i FC Malishevës tha: ”Besoi që  brenda dy viteve  gara në Super Ligën e Kosovës , do ta sjellim kupën  e kampionit në Malishevë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Haqif Mulliqi    Shqyrtim i shkurtër antropologjik mbi…