Nënkryetarja e LV-së reagon pas kërkesës së Thaçit për propozimin e mandatarit për qeverinë e re

02 prill 2020 | 15:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dërguar letër kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të propozuar një kandidat të ri për formimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Me këtë rast, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka  thënë se është duke ndodhur “grabitja e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën”.

“Nga PAN-i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku n` llogarinë e vet në “Facebook”.

Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se duhet vendi të shkojë në zgjedhje të reja pasi të përfundojë pandemia Covid-19, ndërsa partitë tjera janë në favor të një qeverie të re.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në 21-vjetorin e…