Nenonatologjia furnizohet me 13 inkubatorë dhe 5 infratavolina

21 nëntor 2019 | 14:11

Në Neonatologji kanë arritur inkubatorë të rinj, sipas kërkesës së klinikës, e bazuar në nevojën për aparaturë shtesë, në mënyrë që të ofrohen shërbime të mjaftueshme dhe më cilësore për fëmijët e lindur para kohe.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka blerë 13 sosh, njëri prej tyre inkubator transportues dhe 5 infratavolina”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së.

Sipas këtij njoftimi të QKUK-së, furnizimi i Qendrës Klinike Universitare dhe spitaleve të përgjithshme me aparaturë të re, është parë si nevojë e domosdoshme nga menaxhmenti i SHSKUK-së, për ta përmirësuar gjendjen në ofrimin e shërbimeve dhe përmirësimit të kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë.

Fotografia e QKUK- Shskuk  info

Fotografia e QKUK- Shskuk  infoFotografia e QKUK- Shskuk  info

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Duelet e "viganëve" të…