Nënshkruhen kontratat me 79 përfituesit e serrave në Mitrovicë

25 janar 2023 | 16:38

Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief Kosova”, në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë realizuar me sukses projektin për subvencionimin e fermerëve me serra, me të cilët sot kanë nënshkruar kontratat.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre kontratave morën pjesë kryetari i komunës, Bedri Hamza, përfaqësuesja e organizatës “Islamic Relief Kosova”, Albulena Gashi, si dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, kryetari z. Hamza, pasi ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij projekti “Islamic Relief Kosova”, uroi fermerët përfitues, duke u thënë atyre se këto serra do t’u ndihmojnë për kultivimin e prodhimeve vendore, gjë që do të thotë se kjo mbështetje është e mirëseardhur edhe për furnizimin e tregut me kultura bimore.

Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Mitrovicës dhe “Islamic Relief Kosova” përfshin shumën mbi 300 mijë euro përmes së cilës pritet të realizohen edhe projekte të tjera gjatë këtij viti, duke shpërndarë grante të ndryshme bujqësore për fermerët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti gjerman “Friedrich Ebert Foundation” ka njoftuar se të hënën…