Nënshkruhen kontratat me përfituesit e nëngranteve të projektit “Komunat për të rinj”

06 korrik 2022 | 16:50

Në sallën e Kuvendit të Drenasit është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e nëngranteve nga projekti “Komunat për të rinj”.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Administrimit e Pushtetit Lokal, kanë nënshkruar kontratat me përfituesit e nëngranteve nga ky projekt që ka për qëllim mbështetjen e të rinjve të komunës së Drenasit.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave tripalëshe, Lladrovci u shpreh i lumtur që sot të rinjtë po përfitojnë grante për t’i realizuar projektet/idetë e tyre për komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi, duke shtuar se komuna e Drenasit do ta vazhdojë mbështetjen e të rinjve, pasi që ata janë promotorë të zhvillimit të vendit dhe i ka inkurajuar të rinjtë e tjerë që në thirrjen e dytë që do të bëhet gjatë këtij viti, të jenë aplikues e fitues të projekteve të tyre.

Komuna e Drenasit është përfituese e këtij granti në vlerë prej 250 000.00 dollarësh për arsye të performancës së mirë komunale dhe ky është grant nga fondi japonez, që administrohet nga Banka Botërore dhe implementohet nga MAPL-ja.

Paranënshkrimit të kontratave me përfituesit e këtij granti i ka paraprirë procesi i përzgjedhjes, publikimi i listës përfituese, afati i ankesave dhe shqyrtimi i tyre dhe, faza e fundit, nënshkrimi i kontratës me përfituesit.

Sipas marrëveshjes me MAPL-në, deri në fund të këtij viti do të zhvillohet raundi i dytë i mbështetjes me nëngrante do të kenë mundësi të aplikojnë sërish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga…