Nënshkruhet kontrata për shfrytëzimin e Qendrës Rinore në Drenas

13 korrik 2021 | 13:55

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga nënkryetari Arben Shala dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Shqipe Zogu, të martën kanë pritur në takim përfaqësuesin e “Flutura Academy” Bekim Ahmetaj dhe Visar Krelani.

Në këtë takim është nënshkruar edhe kontrata në mes të kryetarit Lladrovci dhe Bekim Ahmetaj për shfrytëzimin e Qendrës Rinore në Drenas, ku në kuadër të kësaj kontrate do të ketë karakterin edukativo-arsimor të edukimit.

Ne bazë të kësaj kontrate, “Flutura Acedemy” do ta shfrytëzojë objektin e Qendrës Rinore në Drenas ne një periudhë një vjeçare, ku gjatë kësaj kohe do të organizohen trajnime/kurse dhe aktivitete të tjera rinore. Të gjitha trajnimet/kurset dhe aktivitetet tjera do jenë pa pagesë për fëmijët e Komunës së Drenasit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, si dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës me kushte të volitshme dhe profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak ditë pas rinovimit të kontratës, trajneri Diego Simeone…