Nënshkruhet kontrata për trajtimin e shtretërve të përrenjve të Rahovecit

02 shtator 2020 | 15:38

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se të mërkurën ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Trajtimi i shtretërve të përrenjve në Komunën e Rahovecit”, e cila kap vlerën 815 988 10 eurove.

Me këtë rast, Latifi ka thënë se do të angazhohet që të punojë për të mirën e të gjithëve, pa dallim.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, në mënyrë transparente, sot kam nënshkruar kontratën për realizimin e projektit ‘Trajtimi i shtretërve të përrenjve në Komunën e Rahovecit’, në vlerën: 815 988 10 euro. Në grantin e performancës që ka fituar Komuna e Rahovecit, ka ndarë buxhet për trajtimin e shtretërve të përrenjve në komunën tonë, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas kësaj kontrate, do të realizojë projektet e trajtimit të përrenjve në këto fshatra: Opterushë, Pataqan i Ulët, Malësi e Vogël dhe Polluzhë. Do të angazhohemi edhe më tutje të punojmë për të mirën e të gjithëve, pa dallim!”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike…