Nënshkruhet marrëveshja për izolimin termik të shtëpive për familjet në nevojë

29 janar 2020 | 15:02

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Marko Kosir, udhëheqës i projektit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK)” që është në kuadër të Programit të Pragut për Kosovën të MCC-së i zbatuar nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje të mirëkuptimit, kryetari Lladrovci, ka vlerësuar se zbatimi i kësaj ujdie është shumë e qëlluar, kur dihet që dëmet nga lufta e fundit kanë qenë të mëdha në Drenas.

“Të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të bëjnë izolimin termik të shtëpive të veta me masa efiçiente, përmes këtij projekti do të kenë mundësi që të përfitojnë zbatimin e masave efiçiente në favor të energjisë, masa njëkohësisht të kërkuara me standardet e BE-së, të reduktojnë pastaj edhe shpenzimet për energji elektrike, por edhe një mundësi e mirë për ato familje që janë në nevojë që shtëpitë e banimit të tyre t’i izolojnë termikisht më mirë, që fëmijët e tyre të mos rrezikohen nga sëmundjet që vijnë nga të ftohtit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ndërsa udhëheqësi i projektit, Marko Kosir, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për gatishmërinë që ka treguar për të përkrahur këtë projekt i cili ka të bëjë direkt me mirëqenien e ekonomive familjare që kanë nevojë për ambientet e tyre të jetës.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të mirëkuptimit, që do të zbatohet nga Komuna e Drenasit dhe Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës, ka për qëllim të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit.

/Epoka e re/

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan arriti një fitore të vështirë përballë Torinos, duke siguruar…