Nënshkruhet marrëveshja për transformimin e Pallatit të Rinisë

08 prill 2024 | 13:46

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka bërë me dije se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit që synon transformimin e Pallatit të Rinisë.

Ai ka treguar se këtë marrëveshje e ka nënshkruar me Mrika Gashin, kryeshefe e ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë”.

Çeku ka thënë se kjo marrëveshje parasheh rinovimin dhe rivitalizimin e sallës së madhe të sportit (salla universale), hapësirave dhe strukturave ndërlidhëse të sportit, sallës së kuqe, ateliesë, amfiteatrit të dytë, atriumit, pllatosë dhe parkingut nën-tokësor.

“Transformimi i Pallatit të Rinisë, për sportistët e artistët tanë! Pas rinovimit të dy hapësirave të rëndësishme, palestrës së sportit dhe amfiteatrit të TKK-së, vazhdojmë me projektin tonë ambicioz të transformimit të tërësishëm të Pallatit të Rinisë në shërbim të artistëve, sportistëve e të rinjve tanë dhe në përgatitje me dinamikë të lartë për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Mrika Gashin, kryeshefe e ndërmarrjes publike ‘Pallati i Rinisë’. Në planin tonë të investimeve parashihen ndërhyrjet për rinovim dhe rivitalizim të sallës së madhe të sportit (salla universale), hapësirave dhe strukturave ndërlidhëse të sportit, sallës së kuqe, ateliesë, amfiteatrit të dytë, atriumit, pllatosë dhe parkingut nën-tokësor”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë me dije…