Nënshkruhet memorandumi për renovimin e Sallës së Kuqe në Pallatin e Rinisë

14 korrik 2023 | 15:14

Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë shumë shpejtë do të rinovohet. Kryeshefja e këtij institucioni, Mrika Gashi-Macula ka nënshkruar memorandumin bashkëpunues së bashku me kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore, Artan Berisha për rinovimin e sallës.

Mrika Gashi-Macula ka theksuar domosdoshmërinë për rinovimin e kësaj salle, e cila sipas saj është e vetmja adresë për artistët për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

“Ka qenë një nga vendimet e para që kam marr sapo kam ardhur në krye të NPL Pallatit të Rinisë, është emergjente t’i japim kësaj salle pamjen dinjitoze dhe jam e lumtur që kësaj nisme iu bashkangjitur menjëherë dhe z. Artan Berisha, sepse në këtë mënyrë iu ofrojmë qytetarëve dhe artistëve tanë kushte adekuate dhe një standard në salla koncertale si kjo”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, Artan Berisha u shpreh i gatshëm dhe bashkëpunues për të dhënë kontributin e tij duke krijuar kushtet adekuate për këtë salle dhe projekte të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatorja e lojës së Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Marigona…