Nëntë doktorë dhe 20 infermierë të rinj nisin punën në Malishevë

26 prill 2023 | 11:40

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë me dije se nëntë doktorë dhe 20 infermierë të rinj nisin punën në Malishevë.

“Ditën e sotme e nisa bashkë me doktorët dhe infermierët e rinj, që sapo kanë nisur punën në Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në Malishevë. Ju shpreha urimet më të mira gjithë stafit të ri që sapo kanë nisur misionin e tyre fisnik në funksion të ofrimit shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë, dhe i sigurova që do të kanë përkrahjen e vazhdueshme të qeverisjes sonë komunale”, ka njoftuar kryetari i Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar tri marrëveshje me Slloveninë në…