Nëntë raste të reja me Covid-19, edhe tre të shëruar

26 maj 2020 | 20:50

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to janë konfirmuar nëntë raste me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë tetë raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan.

IKSHPK ka njoftuar se sot janë shëruar tre pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 794.

Nga data 8 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Qysh në fillim të muajit maj të…