Lindon Kqira: Nuk e njoh vendimin e Vjosa Osmanit

26 nëntor 2020 | 12:13

Lindon Kqira, i cili deri dje ka qenë konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ka thënë se nuk do ta njoh vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani për shkarkimin e tij.

Përmes një deklarate për medie, Kqira ka thënë se vendimi i Osmanit është arbitrar dhe politik.

 

Deklarata  për opinion e Kqirës pa ndërhyrje:

Nuk e njoh vendimin arbitrar dhe politik te u.d.Osmani !

Me vetëdije dhe përgjegjësi te plote, deklaroj se nuk njoh dhe as nuk e perfilli vendimin për shkarkimin tim, nga pozita e Konsullit-Ministrit Keshilltar, ne Ambasaden e Republikës së Kosovës, në Shkup, nga zonja Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit te Kosoves dhe u.d.e presidentit te Republikës së Kosovës.

Ky vendim ne radhe të pare eshte tendencioz, arbitrar, vendim politik dhe perqares, e mbi te gjitha eshte antikushtetues dhe i pa presedan ne diplomacine e Kosovës.

Zonja Osmani do duhej të merrej me punen e Kuvendit te Kosovës,i cili qe nga ardhja e saj ne krye te ketij kuvendi, ne menyre aksidentale, ështe e vleresuar si legjislatura me e deshtuar e Kosovës nga themelimi i Kuvendit te Kosoves e deri me sot. Neglizhenca e situates me pandemine globale,kriza ekonomike,aprovimi i Ligjit per Rimekembjen Ekonomike dhe nje varg ligjesh tjera jetike per qytetaret e Kosoves do duhej te ishin ne agjenden e saj dhe jo shkarkimet arbitrare, antikushtetuese me qellim te destabilizimit politik dhe futjes se hutise ne sherbimin diplomatik te Kosoves, ne Shkup dhe kudo, për qëllime hakmarreje dhe të profiterizmit politike.

Vendimi i Ushtrueses se Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës përshkarkimin tim, për mendimin tim është nxjerrë në kundërshtim me nenin 84 të Kushtëtutes së Republikës së Kosovës, ngase znj, Osmani këtë vendim e ka marrë pa konsulltim paraprak me MPJD dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, kushdo që bënë përpjekje me zbatue këtë vendim të njëanshëm, përfshihet në shkelje Kushtetuese. Veprimet e mia karshi këtij vendimi, do të jenë në përputhje me dispozitat ligjore dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe paralajmrojë se kundër këtijë vendimi arbitrar të kryekuvendares, Osmani, do ta ndjekim rrugën ligjore, nërsa unë do të vazhdoj normalisht punën dhe angazhimet ditore në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

 

Lindon Kqira,

Konsull – Ministër Këshilltar

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit la njoftuar se gjatë 24 orëve të…