Nëse e vendosim bujqësinë në prioritet, bëhemi punëkrijues e jo punëkërkues

04 maj 2020 | 23:51

Shkruan: Prof. Dr. Imer R. RUSINOVCI
Fakulteti i Bujqësisë, Prishtinë

Para njëzet viteve, të gjithë ishim të stresuar nga një regjim i tmerrshëm dhe çdo gjë bëhej nën moton më të qartë se kudo në vendet tjera: “e duam vendin dhe tokën tonë”, sepse nuk e përjetonim lirinë e plotë as për punë të pavarura në agronomi. Pavarësisht kësaj, edhe pas njëzet viteve po përballemi me sfida të mëdha sociale e ekonomike, braktisje masive të fshatrave dhe emigrime të mëdha të rinisë sonë drejtë vendeve perëndimore. Në këtë këndvështrim, rëndësia e prodhimtarisë bujqësore është bazamenti kryesor për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në nivel vendi dhe zbutje të problemeve të mëdha sociale me të cilat po ballafaqohemi. Andaj, duhet të marrim përgjegjësi për ndërhyrje të plota dhe të thella në terren, në mënyrë që bujqësia mos t’i lihet inertsisë dhe rënieve të lira. Kryefjala në bujqësi është, sasia dhe cilësia e prodhimeve bujqësore, e orientuar në nevojat e konsumit vendor, agro – përpunimit dhe plasmanit të prodhimeve në treg.
Për këtë arsye, bujqësia duhet të vendoset në prioritetet investuese, meqenëse është degë kryesore ekonomike, që nxjerrë lehtë dhe shpejtë produktet e veta. Një vizion i duhur i zhvillimit bujqësor me reformim dhe përshtatje të sistemeve të avancuara, krahas sfidave aktuale socio – ekonomike, është e vetmja rrugë për nxitjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Synimi i bujqësisë në nivel vendi, duhet të jetë që të krijojmë ambient të volitshëm, të zhvillojmë bujqësi të qëndrueshme se si të bëhemi: “punëkrijues e jo punëkërkues”.
Fermerëve tanë nuk u nevojiten ndihma sociale, sepse bujqësia kërkon mbështetje për rritje, zhvillim, përpunim prodhimesh dhe eksport. Vetëm në këtë mënyrë, bujqësia rrit të ardhurat për fermerë, për ekonominë kombëtare dhe krijon vende pune për mijëra njerëz duke u shndërruar këtë sektor në një motor mirëqenie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar…