Shpifje në kohë pandemie e tragjedie

04 maj 2020 | 23:39

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

“Kosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj mësimit e bënte krenar familjen, ndërsa nesër do ta bënte krenar edhe gjithë Kosovën”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo gjithashtu ka bërë me dije se për këtë rast ka reaguar mbrëmë në rrjetin social “Twitter”, por sipas saj, medie të caktuar vendosën tituj: “Vjosa Osmani e vetmja qe nuk e ngushëllon familjen Musliu”.

“Natyrisht që kjo është një gënjeshtër e pastër, pasi që unë kam reaguar mbrëmë, pra para 23 orësh, në profilin tim zyrtar në ‘Twitter’, kurse sot ia kam përcjellë Komunës së Gjilanit telegramin e ngushëllimit, në mënyrë që ata pastaj t’ia përcjellin atë familjes. Por, atyre që dëshirojnë politizim e keqpërdorim edhe në raste të një tragjedie të tillë të rëndë për familjen e për gjithë vendin, nuk u intereson e vërteta. Më të rëndësishme për ta janë disa klikime të fituara mbi shpifje e sajesa në kohë pandemie, sesa e vërteta”, ka shkruar ajo.

Shpifje në kohë pandemie e tragjedieKosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Montag, 4. Mai 2020

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot ka udhëtuar për në…