“Nëse Kosova dështon në anëtarësim në Këshill të Evropës, pazari është bërë keq”

30 prill 2024 | 23:28

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nëse dështon anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës atëherë do të ishte dështim i madh.

Ai thotë se kjo do të nënkuptonte edhe atë që “Qeveria e ka bërë pazarin keq”.

Pasi ai thotë se është dashur të insistohej në anëtarësim në NATO.

“Nëse humb kjo mundësi e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës është një dështim i madh, me bindjen time të plot pazarin e kanë bërë keq. Kanë mundur të insistojnë që Asociacioni të ndërlidhet me NATO’n. Këto dy vitet e fundit janë frymë e NATO’s, frymë e sigurisë”, ka deklaruar Hoxhaj në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku ka bërë rrëfimin prekës…