Nëse largohet Osimheni, Napoli transferon Lukakun  

06 maj 2024 | 11:19

E ardhmja e Romelu Lukaku është ende e pasigurt.

Sulmuesi i Chelseat është në huazim te Roma, e cila sipas raportimeve të mediave italiane nuk ka gjasa ta blejë atë.

Megjithatë e ardhmja e blegut mund të jetë në Itali, por te Napoli. Lukaku është një objektiv i Giovanni Manna, drejtori i ardhshëm sportiv i Napolit.

Transferimi i tij te Napoli mund të lehtësohej nëse belgu do të përfshihej në negociatat që Chelsea të afrojë Osimhen duke qenë se blutë janë shumë të interesuar për nigerianin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se…