Nëse Mbappe shkon në Real, largohet Rodrygo

22 mars 2024 | 16:23

Real Madrid pritet të bëjë ndryshime me afrimin e Kylyan Mbappe gjatë merkatos së verës.

Së fundmi raportohet se kalimi i francezit në Spanjë, do i “hapte derën” një largimi të mundshëm të Rodrygos.

Disa nga emrat më të mëdhenj të Premier Ligë, siç janë Manchester United, Manchster City, Liverpooli dhe Arsenali kanë shfaqur interes të lartë për sulmuesin e Realit. Braziliani ka kontratë deri në vitin 2028 me madrilenët dhe klauzolë lirimi me vlerë një miliard euro.

Sidoqoftë, nëse ai vetë do të kërkonte transferimin, Real Madrid do ta konsideronte ta linte të largohej. Megjithatë, me kusht që klubet angleze të jenë gati të paguajnë të paktën 100 milionë euro në tavolinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur sërish të premten se nëse…