Nëse Ronaldo largohet, Unitedi e rikthen Depayn  

24 gusht 2022 | 12:59

Manchester United duket se kërkon të rikthejë Memphis Depay, me holandezin që kërkohet nga bashkëkombësi i tij, Erik Ten Hag.

Duket se “Djajtë e Kuq” kërkojnë të përfitojnë nga fakti që Barcelona do të largojë një sulmuesit, Depay dhe Pierre-Emerick Aubameyang, duke bërë gati një ofertë prej 8 milionë paundësh për 27-vjeçarin, i cili shihet si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos.

Depay prej kohësh është nën radarët e Juventusit, por nëse “Zonja” arrin të transferojë Milik, atëherë holandezi duhet të kërkojë për një skuadër tjetër dhe siç raporton “Marca”, “Old Trafford” mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij, ku u aktivizua dhe në vitet 2015-2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit…