‘Nëse s’ka rishikim të buxhetit brenda kësaj jave, kolapsi është i pashmangshëm’

28 korrik 2020 | 16:00

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukqi është takuar me përfaqësuesit e gastronomisë në Kosovë.

Rukiqi dhe Petrit Kllokoqi, kryetar i Gastronomisë pas takimit kanë mbajtur një konferencë për medie.

Me këta rast, kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se mënyra më e mirë për parandalimin e Covid-19 është vetëdijesimi i qytetarëve dhe bizneseve.

Ai ka propozuar që të digjitalizohen shërbimet nëpër institucionet e shtetit, siç është regjistrimi i automjeteve. “Sa më parë të licencohen laboratorët privat. Nëse nuk ka rishikim brenda kësaj jave, kolapsi është i pa shmangshëm dhe zvogëlimi i vendeve të punës mund të shkojë deri në 20 mijë. Për gastronomi të bëhet një garanci nga qeveria”, ka thënë Rukiqi.

No description available.

Kurse, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi, në një konferencë për media ka thënë se ky sektor do ta mbështes orarin e ri të punës deri në orën 22:30, por me kushtin që ky vendim të zgjasë maksimumi dhjetë ditë. “Ne si gastronomi kemi vendosur që ta respektojmë masën prej 22:30 për një afat prej një javësh deri në dhjetë ditë”, ka thënë Kllokoqi.

Ai ka kërkuar që të zbatohen masat pakos emergjente për pagat e punëtorëve.

Qeveria pritet që ta zgjasë orarin e punës për bizneset e gastronomisë. Nga orari prej 05:00 deri në 21:00 sa ishte, tani bizneset e këtij sektori është paraparë të lejohen të punojnë deri në orën 22:30.

Në bazë të propozim – vendimit për masat e reja, është paraparë se nga data 28.07.2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme) t’u ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Kosovës.

Jashtë këtij orari, sipas propozim-vendimit ata mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete).

(A.M / Epoka e re)

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e koronavirusit të ri shkaktoi humbje prej 320 miliardë…