Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe

04 shtator 2018 | 21:23

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër (e mërkurë) nga ora 12:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe.

Kjo ndeshje i takon Ligës së Kombeve dhe do të zhvillohet më 10 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat do të mund të blihen në këto pika të shitjes:

Z-Mobile, Prishtinë – rr. Perandori Justinian, Qyteza Pejton (afër British Council)
Z-Mobile, Prishtinë – Sheshi Nëna Terezë, Nr.15 (përball Ministrisë së Kulturës)
Z-Mobile, Pejë – rr: Mbretëresha Teutë (ndërtesa e Hotel Gold-it)
Z-Mobile, Gjilan – Bulevardi i Pavarësisë (Qendër, Te xhamia, përball kafiterisë Soho)
Z-Mobile,  Gjakovë – rr. Nëna Terezë 459 (afër Kuvendit komunal, përballë kafiterisë Indeks)
Z-Mobile, Prizren – rr. Remzi Ademai nr.  AB (Afër komunës)
Z-Mobile, Ferizaj –  rr. Dëshmoret e kombit 100 (përball Kishës dhe Xhamisë)
Z-Mobile, Mitrovicë – sheshi Isa Boletini (përballë Kuvendit komunal)

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar…