Nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Mitrovicë

16 qershor 2019 | 13:46

KEDS do të bëjë të hënën, me 17 qershor kalimin në linja të reja të furnizimit në Mitrovicë.  Për rrjedhojë, do të bëhet ndërprerja e nënstacionit Mitrovica 2 gjatë intervalit kohor 09:00-12:00.

“E afektuar nga kjo ndalesë do të jetë pjesa më e madhe e qytetit të Mitrovicës dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj komune. Gjatë energjizimit mund të ketë ndalesa të shpeshta të energjisë elektrike, çka mund ti afektojë pajisjet e ndieshme, prandaj KEDS kërkon nga konsumatorët   qe t’i heqin pajisjet elektronike nga prizat.  Ndërtimi dhe lëshimi në punë i linjave të reja që pasojnë ndërtimin e nënstacionit Ilirida të KOSTT’it është bërë që të ketë furnizim stabil dhe shumë më kualitativ me energji elektrike. Kjo pjesë që nga paslufta ishte furnizuar nga asetet transmetive të Trepçës, ndërsa pas djegies së tyre, si pasojë e mungesës së aseteve transmetive, furnizimi bëhej nga Shupkovci dhe linjës nga Skënderaj dhe Vushtrria”, është thënë në njoftimin e KEDS.

Sipas këtij njoftimi,  nga nesër situata do të ndryshojë komplet për mirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar pamje nga brenda Stadiumin “Arena Kombëtare”, ndërtimi i…