Nesër fillojnë garat regjionale në basketboll për shkollat fillore

26 maj 2024 | 12:23

Të hënën fillojnë garat regjionale në basketboll 3×3 për shkollat fillore që zhvillohen në kuadër të programit “Sport në Shkolla”.

Organizimi i garave të Basketbollit 3×3 bëhet në partneritet me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.

“Sport në Shkolla” është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës. Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3×3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.

“Sport në Shkolla” ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme. Për të arritur këto qëllime, programi ka një gamë të gjerë të objektivave dhe aktiviteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, një person në Gjermani ka ndërruar jetë pasi…