Nesër fillojnë ligjëratat në Universitetet e Kosovës

14 tetor 2021 | 21:53

Nesër do të fillojnë ligjëratat e vitit akademik 2021/22, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe në të gjitha universitetet e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Senatit.

Sipas rektorit Naser Sahiti, ligjëratat do të zhvillohen fizikisht por do të ndahen studentët në grupe dhe duke u respektuar distanca.

Një gjë e tillë është diskutuar në mbledhjen e kaluar të Senatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Penza e ka mundur në finale Prishtinën me rezultat 65:71…