Nesër fillon stinori pranveror

18 janar 2019 | 16:38

Të shtunën me përballjen në mes Lipjanit dhe Ponte Prizrenit që do të zhvillohet në Lipjan me fillim nga 17:00 do të nis stinori pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll.

Risi e kësaj ndeshje, është fakti se skuadra e Lipjanit do të luaj për herë të parë në Superligë si nikoqir në palestrën e saj, pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës së fundi ia ka miratuar palestrën, pas investimeve të fundit që i ka bërë Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Komuna e Lipjanit në këtë palestër.

Ndërkaq të dielën janë në program tri ndeshje në kuadër të xhiros së XV-të, ku  Z Mobile Prishtina e pret Trepçën me fillim nga ora 16:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, derisa Bashkimi e pret Golden Egale Yllin duke filluar nga 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, kurse Borea është nikoqire e Rahovecit, takim ky që luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë duke filluar nga ora 19:00.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Frenkie De Jong do të largohet nga Ajaxi në…