Nesër grevë gjashtë orësh në Aeroportin e Prishtinës

20 gusht 2019 | 12:40

500 punëtorë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë mbajtur sot grevë dyorëshe – nga ora 08:00 deri në 10:00.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të aeroportit, Bashkim Latifi, ka thënë se 250 punëtorët e ndërrimit dhe 250 të tjerë kanë shkuar sot për të kërkuar plotësimin e pesë kushteve të tyre.

Latifi ka thënë se dje kanë provuar të zhvillojnë dialog me zyrtarët e Aeroportit dhe kanë zbritur në dy kërkesa në mënyrë që të vazhdohet puna, mirëpo as atëherë nuk janë marrë parasysh.

Sipas tij, në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen, aeroporti nesër do të jetë në grevë gjashtë orëshe.

“Kuvendi i sindikatës ka votuar dje që nëse nuk plotësohen kërkesat tona të mërkurën të mbahet grevë gjashtë orëshe”, ka thënë Latifi.

“Për veprimet tjera pas ditës së mërkurë do të vendosë përsëri kuvendi”.

Kërkesat e punëtorëve të aeroportit janë si vijon:
1. Të paguhet rrezikshmëria në vendin e punës sipas ligjeve të punës në Kosovë.
2. Të bëhet nivelizimi i pagave.
3. Të paguhet përvoja e punës
4. Të paguhet orët e punës gjatë fundjavës, dhe
5. Të paguhet një shujtë ditore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi e nisi në mënyrën më të mirë të…